BallinaLajmeLajmet e FunditMinistri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rusët nuk janë pajtuar për armëpushim

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rusët nuk janë pajtuar për armëpushim

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka bërë të ditur se Rusia nuk është pajtuar për një armëpushim gjatë takimit të bisedimeve për paqe në Turqi.

Gjithashtu theksoi se rusët kanë refuzuar takimin mes dy liderëve – kurse pajtim ka pasur vetëm për shkëmbim të burgosurve, transmeton Telegrafi.

Umerov ka bërë të qartë se Ukraina këmbëngulë në lirimin e të gjithë të burgosurve dhe civilëve që mbahen peng.


Ukraina i dorëzon Rusisë listën e fëmijëve të “rrëmbyer” që dëshiron të kthehen ndërsa bisedimet e paqes përfundojnë

Lexo po ashtu
Ukraina i dorëzon Rusisë listën e fëmijëve të “rrëmbyer” që dëshiron të kthehen ndërsa bisedimet e paqes përfundojnë

“Do të fokusohemi në të plagosurit, sëmurët dhe të rinjtë. Gjithashtu  prioritet mbetet shkëmbimin i trupave të ushtarëve të rënë në betejë”, shtoi Umerov.

Ndryshe sot është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve të paqes në Turqi, ku janë takuar pala ukrainase me atë ruse. /Telegrafi/

 

- Advertisement -