back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeMinistri Murati: Punëtorët e sektorit privat do t’i pranojnë 100 eurot në...

Ministri Murati: Punëtorët e sektorit privat do t’i pranojnë 100 eurot në llogari këtë …

Të ngjajshme

Astronomja kosovare fiton çmim për propozimin më të mirë doktorature në shkencat planetare në SHBA

Astronomja shqiptare, Pranvera Hyseni, ka shënuar një arritje të...

Kuvendi në bllokadë, ekonomia në rënie

Bllokada institucionale konsiderohet të ketë futur vendin jo vetëm...

Predha e armës i depërton në kuzhinë- fqinjët po festonin në aheng familjar

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm u...

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorëve të sektorit privat do t’iu dalin shtesat prej 100 euro këtë javë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Muratit, Komisioni tashmë ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriterët dhe se ka mbetur të përfundohen vetëm procedurat për ekzekutimin e pagesave.

“Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret. Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, sa i përket shtesave për studentët, Murati ka thënë se do të procedohen pagesat edhe për ta, pasi të përmbyllet aplikimi.

“Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta”, ka shkruar Ministri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, bëhet e ditur në njoftim./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit