Ministri italian dëbon kosovarin që konsiderohej i rrezikshëm për shtetin
BILLI

Lexo edheMjeku popullor kuron prej 65 vitesh me shushunja sëmundjet e gjakut

Ministri i Brendshëm i Qeverisë Italiane, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se sot ka nënshkruar një dekret për dëbimin e një kosovari nga shteti i Italisë.
Fjala është për 43-vjeçare me inicialet M.M., i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.
“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit”, ka shkruar ministri në Facebook.

Lexo edheMjeku popullor kuron prej 65 vitesh me shushunja sëmundjet e gjakut
Ai gjithashtu bëri një thirrje të largohen të gjithë ata që dëshirojnë luftë në Itali.
“Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron luftë në shtëpi”, ka përfunduar ministri.