Ministri i Jashtëm i Tanzanisë viziton Kosovën me ftesë të presidentes Osmani
dp

Lexo edheZelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi

Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Kosovë ka mbërritur ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Ministri Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e presidentes Osmani.
Pjesëmarrja e përfaqësuesit të lartë nga Tanzania konsiderohet si një dëshmi e mbështetjes ndërkombëtare për angazhimet e Kosovës në fushën e të drejtave të grave dhe paqes globale. /Telegrafi/

Lexo edheZelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi