BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë dhe drejtori i anti-korrupsionit, takim kokë më kokë

Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i anti-korrupsionit, takim kokë më kokë

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin institucional në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Tahiri gjatë takimit e ka informuar z. Havolli për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër korrupsionit, me theks të veçantë për Koncept Dokumentin për fushën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për deklarimin, prejardhjen e pasurisë, që do të fuqizojnë rolin e Agjencisë në hetime penale dhe administrative.

 “Janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizmat tjerë të sistemit të drejtësisë që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional që prodhon rezultate konkrete në këtë luftë dhe përfundimisht krijon dhe rritë besimin tek qytetarët e Republikës së Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri.

Nga ana e tij, z. Havolli ka shprehur përkushtimin e Agjencisë që të marrin pjesë aktivisht në ndryshimet e legjislacionit, duke shprehur përkushtimin që edhe në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz