BallinaLajmeKëto vendime me rëndësi u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Këto vendime me rëndësi u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Të ngjajshme

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Osmani e Abdixhiku takojnë banorët e Lagjes së Spitalit

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me...

Muriqi nuk lë gjurmë, Mallorca rrezikon seriozisht rënien nga La Liga

Mallorca ka bërë një hap prapa në garën për...

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e saj të rregullt, të 17-tën me radhë, në të cilën shqyrtoi Raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit  dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Fillimisht kabineti qeveritar, me propozimin e kryeministri Ramush Haradinaj, ka autorizuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, që të përmbyllë procedurat e përmbushjes së obligimeve financiare në Gjykatën e Arbitrazhit, të prodhuara nga “rasti i pasaportave”. Ministri Sefaj obligohet që t’i raportojë kabinetit qeveritar për përfundimin e këtij procesi.

Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar, ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Raportin e vlerësimit të punës së ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Kosovë-Mali i Zi (2012-2015). Raporti ka vlerësuar dokumentacionin dhe të gjeturat nga puna e komisionit të kaluar dhe ka vlerësuar shumë mangësi dhe lëshime faktografike dhe shkencore.

Qeveria ka vendosur që Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe Raportin vlerësues të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit t’i procedojë së bashku në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria ka miratuar vendimin për caktimin e “Zonës Ekonomike” të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Qëllimi kryesor është ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s, i cili i mundëson Kosovës që të zhvilloj ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare në vendin tonë.

Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Qëllimi i këtij Projektligji është të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe mjedisin nga efektet e dëmshme të rrezatimit, dhe të sigurojë nivel të lartë të sigurisë bërthamore. Projektligji do të përmbushë edhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në këtë fushë.

Është miratuar edhe Raporti Vjetor i Statistikave Zyrtare për vitin 2016. Raporti Vjetor i punës për vitin 2016, i përgatitur nga Agjencia e Statistikave tëKosovës (ASK) përfshin të gjitha zhvillimet dhe të arriturat për periudhën përkatëse, gjegjësisht vitin 2016. Përgatitja e tij është në përputhje të plotë me përgjegjësitë ligjore, respektivisht sipas obligimit nga Ligji për Statistika Zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz