back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeMinistri Abdixhiku “ultimatum” sekretarit për anulim të tenderit multimilionësh, ai refuzon

Ministri Abdixhiku “ultimatum” sekretarit për anulim të tenderit multimilionësh, ai refuzon

Të ngjajshme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Petkoviqi konfirmon marrëveshjen: Serbët mund të marrin frymë lirshëm

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë...

Tri ligje e disa rregullore i ka shkelur Ministria e Infrastrukturës kur ka vendosur të hapë tenderin 110 milionë euro për autostradën e Gjilanit. Zyra ligjore e Zyrës së kryeministrit të Kosovës të premten ka nxjerrë opinion ligjor për hapjen e këtij tenderi 2 javë para se ish-ministri Pal Lekaj të përfundonte mandatin. Opinioni rekomandon anulimin e tenderit.

Mbi bazën e këtij opinioni, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka kërkuar sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica që ta anulojë këtë procedurë tenderimi. I ka dhënë afat katër ditë.

Por pas disa orëve Reçica i është përgjigjur Abdixhikut. E ka cilësuar kërkesën e tij të paligjshme. Ka thënë se nuk do ta anulojë tenderin.

Se ka refuzuar të anulojë tenderin e ka konfirmuar Reçica për “Kohën Ditore” në orët e mbrëmjes të së premtes. Por ka kërkuar që për detaje t’i drejtohet me email. Gazeta i ka nisur pyetje, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Opinioni ligjor i ZKM-së përmend bazën ligjore që e ka shkelur MI-ja kur e ka hapur këtë tender. Thotë se është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në këtë ligj thuhet qartë se një procedurë tenderuese nuk mund të iniciohet pa u zotuar mjetet financiare të parapara për këtë tender.

MI-ja nuk i ka pasur të zotuara këto mjete.

“Pasi ZKA t’i ketë dorëzuar zyrtarit autorizues deklaratën e nevojave dhe vendosmërisë për dispozicionin e fondeve të përgatitur në mënyrë të rregullt dhe të nënshkruar nga ZKA-ja dhe ZKF-ja, zyrtari autorizues e autorizon zyrtarin e prokurimit që të iniciojë aktivitetin e prokurimit. Zyrtari autorizues e autorizon inicimin e aktivitetit të prokurimit përmes dorëzimit zyrtarit të prokurimit të një udhëzimi me shkrim për inicimin e aktivitetit të prokurimit së bashku me një kopje të deklaratës së nevojave dhe vendosmërisë për dispozicionin e fondeve të nënshkruara”, thuhet në paragrafin 2 të nenit 22 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Zotimi i mjeteve parashihet edhe në Ligjin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Pjesa e shtatë e këtij ligji flet për zotimet, fondet e alokuara, fondet e zotuara, fondet e obliguara dhe shpenzimet. Neni 34 i këtij ligji përcakton se të gjitha mjetet duhet të zotohen kur bëhet fjalë për projektet e atij viti fiskal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz