back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMimoza Kusari Lila- kryeministre e Kosovës ?

Mimoza Kusari Lila- kryeministre e Kosovës ?

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për ta bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, shkruan sot mediumi serb i rrjetit mediatik rus “Sputnik”.

Kjo lëvizje, siç thekson “Sputnik”, i është ofruar autoriteteve politike kosovare mnga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, transmeton Insajderi.

Siç shkruan ky medium, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

“Sputnik” raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.
Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmi është përhapur në shumicën e medieve serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz