Mimoza Kusari e pranon sfidën e Ganimete Musliut (VIDEO)

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ditë më parë i ka sfiduar koleget e saja politikane që ta ndihmojnë të riun kosovar, Astrit Islamin i cili para disa muajve është diagnostikuar me leukemi akute, shkruan DrenicaPress
Astriti është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe është duke u trajtuar në Turqi. Shërimi i tij kushton 110 mijë euro, shumë të cilën familja nuk e ka.
Ajo ka ftuar të gjithë bamirësit që ta ndihmojnë Astritn, si dhe ka nominuar disa ish-kolege deputete për ta ndihmuar Astritin.
E sfidës së Ganes i është përgjigjur ish-deputetja, Mimoza Kusari – Lila. Ajo ka thënë se ka kryer një kontribut për Astritin dhe ka nominuar edhe 5 persona tjerë për të ndihmuar Astritin.

Lexo edheNjihuni me Aleksandar Vuçiç, policin më të ri të Kosovës
Ju mund të kontribuoni përmes llogarisë bankare në Raiffaisen Bank, por edhe të dërgoni sms në numrin e Valës, 55101.
Çdo cent nga ju ka vlerë të madhe për Astritin!
Ju mund të kontribuoni edhe përmes formës online https://www.gofundme.com

Për më shumë detaje mund të kontaktoni në numrin e babait të Astritit: 049848609
Ta ndihmojmë Astritin të kthehet në punën e tij si inxhinier i shkencave kompjuterike.














