BallinaShqiptareMiliarderët shqiptarë - Këta janë 10 personat më të pasur në vend...

Miliarderët shqiptarë – Këta janë 10 personat më të pasur në vend për vitin 2018

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Revista prestigjioze Forbes ka renditur 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri përsa i përket posedimit të vlerës pasurore neto.

Emrat e përmendur më poshtë kanë kryesuar prej vitesh tregun shqiptar në fusha të ndryshme potenciale të vendit dhe njihen si oligarkët më të pasur në vend.

Në këtë listë bëjnë pjesë biznesmenë, deputetë dhe sipërmarrës të disa prej firmave më të njohura në Shqipëri.

Metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitim i realizuar dhe kapitali. Revista vë në dukje se bizneset që nuk deklarojnë fitimin e tyre janë të pozicionuar më poshtë në listë, raporton CNA.

Është viti i tretë që bëhet ky studim.

Kjo është lista e dhjetë njerëzve më të pasur në Shqipëri për dy vitet e mëparshme, sipas Forbes.

1.Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i Grupit Balfin një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.

2.President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë. Shërbimet e ofruara tregtimi dhe ruajtja e naftës, financimi, shërbime fluturimi privat. Me qendër në Durrës.

3.Vasil Naçi është CEO dhe president i AGNA Group. Shërbimet importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat në natyrë, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

4.Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil. Shërbimet shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.

5.Deputeti Tom Doshi është një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit Shqiptar dhe administrator i disa kompanive.

6.Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qendër në Tiranë.

7.Grigor Joti është pronar i kompanive InveG dhe JotiInfosoft Group Sh.p.k, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, Investndërtim Tirana Sh.p.k.

Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd Shërbimet Punime inxhinierike, infrastrukturë transporti, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e qendrën në Patos, Fier.

9.Në listën e 10 personave më të pasur është vetëm një grua. Ajo është Vilma Nushi pronare e Marketingut dhe Shpërndarjes së Sherbime Ltd import, shpërndarje dhe marketing të shëndetit, shtëpisë, bukurisë, ushqimit, pijeve, alkoolit, cigareve, zyrës dhe komunikimit mobil. Me qendër në Vorë dhe Tiranë.

10.Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i Kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz