Milani në udhëtim turistik në Angli: Bournemouthi e shpartallon 3-0, Maignan e lë ekipin në baltë!

Milani ka përjetuar një mbrëmje të errët në Angli, duke u mposhtur me rezultat 3-0 nga Bournemouthi, në kuadër të raundit të tretë të Europa League.
Skuadra italiane e nisi keq takimin, duke pësuar gol që në minutat e para, kur Justin Kluivert realizoi nga penalltia për epërsinë 1-0 të vendasve.
Situata u përkeqësua edhe më shumë për kuqezinjtë kur portieri Mike Maignan u ndëshkua me karton të kuq direkt. Bournemouthi fitoi një tjetër penallti, të cilën Tavernier e shndërroi në gol në minutën e 32-të për rezultatin 2-0.
Milani u detyrua të luante me dhjetë futbollistë për pjesën e mbetur të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë Adli shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren e Bournemouthit.

Lexo edhe“Terr” për Milanin, mbetet me 10 lojtarë dhe pëson golin e dytë
Në ndeshjet e tjera, Benfica triumfoi 4-1 ndaj Omonia Nicosias, Crystal Palace barazoi 2-2 në udhëtim te Besiktasi, ndërsa Real Sociedad regjistroi një fitore të thellë 6-0 ndaj Lillestromit.
Rezultatet e ndeshjeve:
- Besiktas – Crystal Palace 2-2
- Bournemouth – Milan 3-0
- Celje – Salzburg 2-2
- Jagiellonia – Anderlecht 0-3
- Lillestrom – Real Sociedad 0-6
- Olympiacos – Sparta Pragë 1-0
- Omonia Nicosia – Benfica 1-4
- Viktoria Plzen – Levski Sofje 1-2
- Celtic – Celta Vigo 1-2
- Hoffenheim – Lyon 3-0














