Milani i çuditi të gjithë kur e ktheu mbrapsht në verë, sulmuesi po mendon të mbyllë karrierën

Milani duket se ka shpëtuar mirë nga një situatë e pakëndshme me sulmuesin Victor Boniface.
Futbollisti në fjalë, i huazuar nga Bayer Leverkusen te Werder Bremen, ka mbyllur para kohe etapën me këtë të fundit i cili e ka kthyer mbrapsht në klubin e tij.
Sipas “Bild”, të dy klubet kanë këshilluar futbollistin që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të zgjidhur problemet me dëmtimet e tij në gju. Kjo do të mbyllte praktikisht sezonin për lojtarin, i cili ka luajtur 11 ndeshje duke dhënë vetëm 2 asiste me fanellën e Werder Bremen.
Duket se këto janë problemet të cilat shtynë Milanin që të refuzonte firmën me lojtarin edhe pse e solli deri në Itali për të nënshkruar me të. Akordi ishte për huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro, por pas vizitave mjekësore, klubi italian u tërhoq, duke lënë të kuptohet se ai nuk kishte kaluar disa teste fizike dhe kishte probleme shëndetësore, edhe pse lojtari vetë mohoi të kishte pasur të tilla.

Lexo edheYildiz-Juventus, marrëveshja afrohet
Tashmë Boniface do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të zgjidhur këto probleme, por në mediat gjermane insistojnë se nuk është opsioni i vetëm që po mendon sulmuesi.
Lojtarit i është bërë e ditur se ka një problem shumë serioz në gju dhe ai po merr në konsiderate idenë që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur, ndonëse është vetëm 25 vjeç.














