Milani del në mbrojtje të Maignan pas fyerjeve raciste
dp

Lexo edhePortier italian për Shqipërinë? Mediat fqinje hapin rregulloret: Ja sa shanse ka Caprile të vishet kuqezi

Milani ka dënuar ashpër fyerjet raciste ndaj portierit Mike Maignan, i cili u bë objekt i sulmeve në rrjetet sociale pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouthit në Angli.
Francezi u ndëshkua me karton të kuq pas një kontakti me kundërshtarin, të cilit i vendosi duart në fytyrë. Pas këtij episodi, portieri u përball me komente raciste në rrjetet sociale, duke nxitur reagimin e klubit italian.
Përmes një deklarate zyrtare, Milani theksoi se racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në futboll, pavarësisht rezultateve apo ngjarjeve në fushën e lojës.

Lexo edhePortier italian për Shqipërinë? Mediat fqinje hapin rregulloret: Ja sa shanse ka Caprile të vishet kuqezi
“AC Milan dënon me forcë të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit, sjellje të papranueshme që nuk kanë vend as në fushë dhe as jashtë saj”, thuhet në reagimin e klubit, i cili shprehu mbështetjen e plotë për portierin francez.
Në fund, kuqezinjtë u bënë thirrje tifozëve dhe komunitetit të futbollit që të ruajnë respektin dhe dinjitetin, duke theksuar se dëshira për të fituar nuk duhet të justifikojë kurrë sulmet raciste apo personale.