BallinaLajmeMilaim Zeka thotë se u përleshen në studio Tomë Gashi e Nol...

Milaim Zeka thotë se u përleshen në studio Tomë Gashi e Nol Nushi

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se në ambientet e televizionit publik RTK ka ndodhur një rrahje mes avokatit Tomë Gashi dhe përfaqësuesit të PSD-së, Nol Nushi.

Zeka i cili ishte pjesë e panelit në RTV thotë se në momentin që kanë dalë siglat ka ndodhur rrahja.

“Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë, pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe”.

Zeka thotë se gjatë debatit kanë ndodhur fyerje të rënda.

“Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

Ndërkohë zyrtari i PSD-së Nol Nushi poashtu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka sqaruar atë që ndodhi në RTK.

Nushi thotë se rrahje nuk ka pasur e as konfrontim fizik mes meje dhe Tomës.

“Është e vërtet deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjellë konform situatës. Besoj të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar”.

“Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve”.

“Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem. Për Tomën nuk kam çfarë të them pasi dihet se si asi është sjellë me lypësin në shesh”.

Nushi thotë se në debate Vetëvendosjen tash e përfaqësojnë Haki Abazi, Tomë Gashi e Agim Bahtiri./Telegrafi/

Debati i zhvilluar në RTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz