BallinaBotëMik i Putinit, bekoi pushtimin e Krimesë/Kush është Patriarku e Rusisë i...

Mik i Putinit, bekoi pushtimin e Krimesë/Kush është Patriarku e Rusisë i cili ndodhet në Tiranë

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Në çështjet kulturore dhe sociale, kisha nën drejtimin e Kirill ka bashkëpunuar shumë me shtetin rus të Vladimir Putin dhe Kirill ka mbështetur zgjerimin e fuqisë ruse në Krime dhe Ukrainën lindore.

Vladimir Mikhailovich Gundyayev është emri laik i Kirill, Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, një figurë mjaft e njohur jo vetëm brenda Rusisë dhe e lakuar shpesh nga mediat për kontradiktat që ai ka krijuar.

Kirill lindi në nëntor 1946 në një familje fetare dhe në të njëzetat u angazhua në jetën e kishës duke ngjitur shkallët e hierarkisë së saj, por vetëm pas viteve ‘90 do të ngrihej fama e tij.

Para se të bëhej patriark në shkurt 2009, Kirill shërbeu si arqipeshkv dhe më vonë Metropolit i Smolenskut dhe Kalinigradit, si edhe kryetar i departamentit të kishës ortodoske për lidhjet e kishës me jashtë, shkruan Tch.

Në këtë post Kirill shkaktoi edhe polemikat e para, pasi mori nofkën “Metropoliti i duhanit” dhe u akuzua nga mediat se kishte fituar miliona duke shfrytëzuar të drejtën që ju dha kishës për të importuar cigare pa taksa në vitet ‘90, asgjë e provuar deri më sot.

Kirili u përball ashpër me krahun konservator të Kishës Ortodokse ruse që e akuzuan se po afrohej me Kishën Katolike, megjithatë në 2016-n ai u bë patriarku i parë i Kishës ruse që u takua me një papë, pikërisht Papën Françesku.

Në çështjet kulturore dhe sociale, kisha nën drejtimin e Kirill ka bashkëpunuar shumë me shtetin rus të Vladimir Putin dhe Kirill ka mbështetur zgjerimin e fuqisë ruse në Krime dhe Ukrainën lindore.

Një nga komentet më të njohura të Kirili është ai për të drejtat e njeriut, të cilat i cilësoi herezi dhe në kundërshtim me Biblën, megjithëse nuk sqaroi se cilat të drejta të njeriut ai kundërshtonte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz