Miftaraj: S’na nevojitet në krye të Kuvendit një figurë kontroverse si e Albulena Haxhiut, konfliktin e ka mënyrë të udhëheqjes
dp

Lexo edheKRU Prishtina: Intervenime sot në shtatë rrugë të kryeqytetit

Ehat Miftaraj nga IKD, duke komentuar mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Albulena Haxhiu, tha se Kuvendit në krye nuk i duhet një figurë si e saj.
“Nuk na nevojitet një figurë kontroverse sikurse Albulena Haxhiu, e cila konfliktin e ka mënyrë të qeverisjes, mënyrë të udhëheqjes”, tha Miftaraj në T7.
Ai përmendi disa nga herët kur Haxhiu gjatë kryesimit të seancave ia ka ndalë fjalën deputetëve opozitarë arbitrarisht.

Lexo edheKRU Prishtina: Intervenime sot në shtatë rrugë të kryeqytetit
“Nëse e bëjmë dallimin në mes të ish-kryeparlamentarëve, mes Glauk Konjufcës dhe Haxhiut, na kujtohen skenat kur iu bërtitke deputetëve ose në mënyrë arbitrare ua ndalte fjalën deputetëve të opozitës”, tha ai./Express/