back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeMësuesi vendosi kuti në kokat e studentëve për t'i ndaluar të mos...

Mësuesi vendosi kuti në kokat e studentëve për t’i ndaluar të mos kopjojnë

Të ngjajshme

“Tre Luanët” pa problem me Andorrën, fitojnë dhe vazhdojnë si lider i grupit

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me fitore në kualifikime...

Zgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen...

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën...

Një mësues shkolle është në një situatë të nxehtë pasi bëri që studentët të fusin kokën në kuti për ti ndaluar që të mos kopjojnë, transmeton ballkani.info.

Sipas mediave lokale, prindërit janë të zemëruar nga gjendja e pazakontë e mësuesit dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij nga Shkolla Bachilleres 01 El Sabinal në shtetin qendror meksikan të Tlaxcala.

Raportet thanë që mësuesi i etikës dhe vlerave, i identifikuar si Luis Juarez Texis, bëri që studentët të mbajnë kuti në kokat e tyre për t’i ndaluar ata të kopjonin gjatë provimit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, prindërit thanë se ‘kjo është se si Luis Juarez Texis trajton dhe poshtëron klasën e tij’ dhe ata u kërkuan autoriteteve që ‘të mbronin të drejtat e studentëve’.

Ata gjithashtu kërkuan që mësuesi të pushohet nga puna pasi kjo lloj “dhune” nuk duhet të tolerohet.

Në përgjigje të reagimit, shkolla sqaroi se ishte një ‘ushtrim dinamik’ për të ndihmuar ‘zhvillimin psikomotor të studentëve’.

Ata gjithashtu thanë që studentët kishin rënë dakord për stërvitjen më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz