Messi i kërkon Barçës t’ia rrëmbejë objektivin e verës Manchester Unitedit
01·

Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës të intervenojë dhe t’ia rrëmbejë Manchester Unitedit synimin e verës, anësorin brazilian, Willian.
Manchester Evening News pohon se legjenda e Barcelonës dëshiron të luajë përkrah Willianit në “Camp Nou” nga sezoni që vjen, transmeton Gazeta Express.
Kampioni i La Ligës është i interesuar të nënshkruajë me Willian, i cili vlerësohet 67 milionë euro, edhe pse thuhet se United është afër të arrijë marrëveshje me të.

Lexo edheJa orari i super-sfidave gjysmëfinale të Kupës së Botës
Mbetet të shihet nëse braziliani do të ribashkohet me Mourinhon apo do të luajë përkrah Messit duke u dhënë fund kështu pesë viteve qëndrimi në Chelsea. /Express/














