Messi flet për planet pas pensionimit: Nuk e shoh veten si trajner, do të doja të isha pronar klubi
dp

Lexo edheZyrtare: Rigon “rigoN” Gashi transferohet tek ekipi turk “Eternal Fire”

“Nuk e shoh veten realisht si trajner”, ka deklaruar Messi, duke shtuar se ideja për të qenë drejtor sportiv i duket më tërheqëse, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ylli argjentinas ka bërë të ditur se, nëse do të duhej të zgjidhte mes roleve të ndryshme në futboll pas pensionimit, preferenca e tij do të ishte të bëhej pronar klubi.
“Nëse do të duhej të zgjidhja mes të trejave, ajo që do të preferoja është të jem pronar klubi”, ka thënë Messi.

Lexo edheZyrtare: Rigon “rigoN” Gashi transferohet tek ekipi turk “Eternal Fire”
Ai ka shpjeguar se dëshira e tij është të ndërtojë diçka nga fillimi dhe t’u japë mundësi të rinjve që të zhvillohen.
“Do të doja të kisha klubin tim, ta rris një klub, ta nis nga zero dhe t’u jap të rinjve dhe të tjerëve mundësinë për të ecur përpara, për të ndërtuar një klub të rëndësishëm”, ka përfunduar Messi./lajmi.net/