Mësohet se kur do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në Hagë
BILLI

Lexo edheNë këto vende nesër nuk do të ketë rrymë, punime në rrjet

Më 9 nëntor në orën 11:00 paradite, do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Lexo edheNë këto vende nesër nuk do të ketë rrymë, punime në rrjet