back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeMësohet pse u rrahën dy zyrtarët policor

Mësohet pse u rrahën dy zyrtarët policor

Të ngjajshme

Maqedonci pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar...

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari që vodhi 200 mijë litra naftë

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari i akuzuar...

Mbledhje elektronike- Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për organizatën FLOSSK

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhje elektronike. Në...

Rrahja mes dy policëve në Veri të Mitrovicës mbrëmë pasmesnate, mësohet se ka ndodhur derisa të dy zyrtarët ishin të dehur. Kështu mëson Gazeta Metro nga burimet e saj brenda Policisë, të cilët shtojnë se policët që u rrahën janë Predrag Bogosavljevic dhe Zoran Petrovic.

Lajmin më herët e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti,  cili tha se të dy personat i takojnë përkatësisë etnike serbe.

Hoti shtoi se asnjëri nga ta nuk janë pjesë e policisë rajonale të veriut, por të rajoneve tjera, por megjithatë ngjarja ka ndodhur në veri.

Siç tha ai , njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore( Predrag Bogosavljevic) dhe i njëjti gjendet për tretman mjekësor në spitalin e veriut të Mitrovicës.

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu theksoi se Policia dhe inspektorati po merren me rrethanat e këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz