back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMesazhi prekës që burri nga Gjakova ja la bashkëshortes para se të...

Mesazhi prekës që burri nga Gjakova ja la bashkëshortes para se të vetëvritej

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Krist Gjoka. Mirëpo, Gazeta Express ka arritur të bie në kontakt me një familjarë të viktimës.

Të premten, në Gjakovë një person i moshës 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë. Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për Expressin, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Inicialet e viktimës janë V.N. dhe i njëjti është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë.

Mirëpo, Gazeta Express ka arritur të kontaktojë një familjarë të viktimës, i cili gjithashtu është dëshmitarë i këtij rasti.

Ai tregon se viktima në mëngjes kishte dalë nga shtëpia, duke thënë se po shkon për vizitë diku, por më pas, V.N. i kishte dërguar një mesazh në telefon bashkëshortes së tij, duke i thënë që t’ia bëjë “hallall”.

Pas kësaj, familjarët e gjetën viktimës të vdekur në oborr të shtëpisë dhe të njëjtin e dërguan në spital, por nga vetëplagosja me armë zjarri, ndërroi jetë.

Gjithë kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram Curri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz