Mesazhe të dyshimta dërgohen në emër të u.d. drejtorit të PK-së/ Policia ka një njoftim për qytetarët
dp

Lexo edhe“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo” Dalin mesazhe tjera shqetësues në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

Policia e Kosovës pohon se ka siguruar informacione se, në adresa të ndryshme elektronike të institucioneve të ndryshme dhe në adresa të ndryshme personale, ka shkuar një shkresë që është e-mail mashtrues.
Sipas policisë, ky e-mail është dërguar kinse nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti dhe kinse nga Agjencia e Kosovës për Siguri Kibernetike, transmeton IndeksOnline.
E-maili në fjalë përmban titullin “Raport: krim kibernetik/Droga të paligjshme” dhe pretendon për përmbajtje ilegale të ndryshme në adresën e marrësit të saj.
“Lidhur me këtë ju njoftojmë se kjo shkresë nuk është lëshuar nga Policia e Kosovës (as nga drejtori i përgjithshëm), e as nga agjencia e potencuar, pra ky nuk është dokument zyrtar por një shkresë me përmbajtje mashtrimi.
Lexo edhe“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo” Dalin mesazhe tjera shqetësues në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës
“Andaj, të gjithë atyre që pranojnë shkresa të tilla me përmbajtje të ngjashme ku thuhet: ‘Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm’, duhet të dini se kjo nuk është shkresë zyrtare dhe se ky është një e-mail mashtrues, të cilën duhet ta injoroni, e assesi të merrni veprime apo të ktheni përgjigje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia deklaron se këtë dukuri do ta trajtojë dhe në bazë të elementeve që bart ky mesazh do të ndërmarrë hapa të mëtejmë.
