back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeMes të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, 37 policë

Mes të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, 37 policë

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Derisa vendi po vazhdon përballjen me pandeminë COVID-19, numri i personave të infektuar po rritet.

Përveç qytetarëve të shumtë që janë infektuar, të shumtë janë edhe punëtorë të institucioneve të ndryshme në vendin tonë.

Në mesin e tyre, numër i konsiderueshëm i të infektuarve është edhe te pjestarët e Policisë së Kosovës.

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 37 zyrtarë policorë të prekur nga COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Për gjendjen e tyre shëndetësore si dhe operimin e Policisë së Kosovës gjatë përballjes me pandeminë, janë deklaruar nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se 37 pjestarët e PK-së e kanë gjendjen stabile me shëndetin.

“Po, aktualisht janë 37 zyrtarë aktivë ( të infektuar) me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile”, janë shprehur nga zyra e informimit e PK-së.

Pasi që numri i të infektuarve në Kosovë është shtuar dukshëm kohëve të fundit në këtë institucion, të pyetur rreth reduktimit të stafit policor gjatë përballjes me COVID-19, ata thonë së pavarësisht situatës dhe rrethanave, janë gjithmonë në realizimin e detyrave dhe përgjegjeësive ndaj qytetarëve dhe vendit.

“Njëkohësisht Policia e Kosovës (PK), referuar situatës në të cilën gjendemi si dhe referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë, përfshirë edhe angazhimin e stafit apo burimeve njerëzore mbetet e përkushtuar që varësisht prej situatës, vlerësimeve dhe rrethanave që mund të paraqiten të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetareve dhe vendit, çdoherë duke iu referuar zbatimit të ligjit dhe masave të parapara”, kanë potencuar nga PK-ja.

Gjërsa jemi në muajin e katërt të përballjes me këtë sëmundje, numri aktual i personave të infektuar është 2450. Sipas rezultateve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjithsej 1307 persona janë shëruar plotësisht.

Ndërsa me tre personat e vdekur sot nga COVID-19 në Klinikën Infektive, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 47.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz