Mes protestave në Paris, Rizarta habit me mesazhin e saj
dp

Lexo edheIsh-bashkëshortja e Donald Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

Influencerja shqiptare Rizarta Hoxha ndodhet në Paris, ku ka publikuar një video në TikTok, ku shfaqet edhe kulla “Eiffel”, një nga monumentet më të njohura në botë.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Dua vetëm të fitoj sa më shumë para dhe të jem amvise në shtëpinë time”.
Krahas këtij mesazhi, Rizarta ka shtuar edhe fjalën “Manifesting”, e cila shpreh dëshirën dhe synimin për ta bërë realitet diçka që dëshiron në të ardhmen.

Lexo edheIsh-bashkëshortja e Donald Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit
Postimi i saj vjen në një kohë kur në vende të ndryshme të botës, përfshirë Shqipërinë, Francën, Italinë dhe Brazilin, janë zhvilluar protesta ku të rinj dhe studentë janë përballur me forcat e policisë.
Në disa raste, protestat janë shoqëruar edhe me dëmtime të objekteve dhe bizneseve.
Megjithatë, në videon e publikuar, Rizarta nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë për këto zhvillime, por ka ndarë me ndjekësit një mesazh që lidhet me dëshirat dhe synimet e saj personale për të ardhmen.