back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeMerz përmes ambasadorit Rudolph uron Kurtin, flet për bashkëpunim dhe për hapa...

Merz përmes ambasadorit Rudolph uron Kurtin, flet për bashkëpunim dhe për hapa drejt integrimit auroatlantik

Të ngjajshme

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të Superligës...

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Kçiq, një fëmijë dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka...

Fasule me bukë: ndihmojnë kolesterolin dhe zemrën – por me kujdes

Një nga gatimet më të zakonshme në Mbretërinë e...

U takua me Prattipatin, Kurti tregon për çka biseduan

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot të Ngarkuarën me...

Sot, Ambasadori gjerman Rainer Rudolph dhe Zëvendës Ambasadori Christian Böttcher vizituan Kryeministrin Kurti, për siç thuhet në njoftim, t’i përcjellë letrën e urimit nga Kancelari Friedrich Merz.

Kancelari Merz shprehet se mezi pret të punojë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis dy vendeve. Ai më tej thekson:

“Qeveria juaj përballet me detyra sfiduese përpara. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për të çuar përpara integrimin euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE. Jini të sigurt se, në Gjermani, Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në krah të saj për këto përpjekje.”

Në takimin e tyre me Kryeministrin Kurti, Ambasadori Rudolph dhe Zëvendës Ambasadori Böttcher u përqendruan në përcaktimin e hapave konkretë të mëtejshëm duke e çuar bashkëpunimin dypalësh në ekonomi dhe siguri në nivelin tjetër.

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz