back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMerret vendimi për personin që kërcënoi me jetë Ramiz Lladrovcin

Merret vendimi për personin që kërcënoi me jetë Ramiz Lladrovcin

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Rosenior flet për raportimet e fundit që e lidhën Cole Palmer me Manchester United

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur për raportimet...

Në të njëjtën ditë të ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, të akuzuarin Remzi Gërguri, pasi ai e ka pranuar fajësinë se e kishte kanosur kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Gjatë së premtes, është mbajtur seanca fillestare, pas së cilës është shpallur edhe aktgjykimi, pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi i çështjes, Shefqet Baleci, të akuzuarit Gërguri, i është shqiptuar dënim i kushtëzuar prej gjashtë muajsh burgim, me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues.

Sipas tij, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndaj tij, gjithashtu është shqiptuar edhe urdhri për përmbushjen e detyrimit për të hequr dorë nga kontakti me të dëmtuarin Ramiz Lladrovci, ku për këtë detyrim i është caktuar kohëzgjatja prej një viti.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike

Ndryshe, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Musa Mehaj, i akuzuari ka deklaruar se e pranon fajësinë, duke thënë se mesazhin që ia kishte shkruar Lladrovcit, e kishte bërë në mënyrë shoqërore, pasi sipas tij, me të kishin qenë edhe bashkëluftëtar.

Ai ka shprehur keqardhje për rastin, duke premtuar se më nuk do të kryej vepra të tilla penale.

Me pranimin e fajësisë është pajtuar prokurori Mehaj, si dhe avokati i tij mbrojtës sipas autorizimit, Gafurr Elshani Ndërkaq, gjykata e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pasi që ai ka qenë në ndalim nga 22 janari 2020.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 24 janar 2020, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Remzi Gërguri, të cilin e ka ngarkuar me veprën penale “Kanosje”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, raporton betimiperdrejtesi.

Sipas aktakuzës, më 22 janar 2020, rreth orës 15:30, i pandehuri përmes një mesazhi nga telefoni i tij, e ka kanosur seriozisht kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në telefonin e tij.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka vepruar në atë mënyrë që fillimisht duke shprehur pakënaqësi lidhur me mos punësimin e tij si mësimdhënës, i kishte kërkuar të dëmtuarit që të anulonte një konkurs të brendshëm, që është hapur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe më pas ka vazhduar duke i dërguar SMS me fjalët “Unë po lidhna për fjalë, nëse nuk shkoj unë këtu, ka me shku gjaku deri në gu, nuk mundem me përbi këtë padrejtësi”.

Me këto veprime, ai akuzohet se tek i dëmtuari ka shkaktuar shqetësim të madhe, ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz