back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Të ngjajshme

Llapi pësoi humbje në Turqi, mposhtet nga skuadra ukrainase

Llapi ka zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë ditës së...

Rama: Kurti do të na çojë prapë në zgjedhje, do që të vendosë vetë edhe për Presidentin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama foli për “tendencat autokratike”...

Kurti: Kosova po ndërton elitën e saj shkencore, 23 medalje në Olimpiadën NEO në SHBA

Nxënësit e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm...

Cluji i shqiptarëve, zyrtarizon rikthimin e Zejnullahut

Mesfushori kosovar, Rion Zejnullahu bëhet me klub të ri. 22-vjeçari,...

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas vendimit, çdo person fizik që ndot hapësirat publike ose zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike ose zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.

“Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.

Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.

Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.

Të Fundit

Sport

ShowBiz