Merkel e uron Erdoganin
01·

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij.
“Jam e gatshme për të vazhduar punën me ju për të mbështetur dhe thelluar më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, deklaroi sot Merkel.
“Turqia ka treguar pergjegjësi të madhe gjatë krizave në Lindjen e mesme dhe valës së refugjatëve që prekën ndjeshëm dy shtetet tona”, tha kancelarja gjermane, përcjell Atsh.

Lexo edheIsh-truproja e Osama bin Ladenit merr 1 mijë euro në muaj në Gjermani
“Ne duam gjithnjë dhe më shumë një partner stabël dhe pluralist në Turqi, ku pjesëmarrja demokratike dhe respektimi i shtetit të së drejtës janë të fuqishme”, shtoi ajo.














