Merkel: Ballkani Perëndimor, vendimtar për stabilitetin e BE-së
01

Lexo edheReagon Ramush Haradinaj, s’e përmend Vuçiqin, por thotë se territori nuk preket

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të shtunën në Maqedoni ka folur edhe për për mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka thënë se “stabiliteti nga pikëpamja e Gjermanisë dhe Evropës, ne kemi më së shumti interes për rajon stabil. Kur shikoni në hartë, e dini se Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian”.
Sipas saj “integriteti territorial është një pikënisje e rëndësishme në mënyrë që të ketë bashkëpunim kur të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Lexo edheReagon Ramush Haradinaj, s’e përmend Vuçiqin, por thotë se territori nuk preket
Përndryshe Merkel ka vizituar Shkupin, në prag të mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni.
Ajo ka ftuar qytetarët e këtij shtetit që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit të tyre.