Futbollisti i kombëtares së Kosovës dhe CFR Cluj, Meriton Korenica ka folur në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai ka folur për ftesën e Kosovës, dhe për dy ndeshjet e Kosovës në shtator.

“Po ndihem shumë mirë, ndjenjë shumë vecantë, shpresoj të jap maksimumin për shtetin tim. Janë dy ndeshje shumë të vështira, janë dy shtete shumë të forta. Kemi shumë lojtarë kualitativ. Gjithmonë do të japim maksimumin për shtetin tonë. Kam dhënë maksimumin gjithmonë, edhe pse nuk jam ftuar ndonjëherë te Kosova. Trajneri vendos se a do të ftohem apo jo, ai e din se kush është më në formë. Secili lojtar në grumbullim duhet të punojë fortë”, tha ai.
Tutje, Meritoni foli edhe për ndeshjen e sontme të Clujit ndaj FCSB, që u mbyll me shifrat prej 2-2.
“Lindoni ka shënuar, unë kam asistuar, nuk kemi rezultate të mira, shpresoj të kthehemi e ta marrim vetën me trajnerin e ri”, shtoi ai.
Korenica e Emërllahu janë ndër emrat e ftuar te Kosova për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës më 5 shtator dhe Suedisë më 8 shtator./GazetaExpress/