Një mërgimtar është larguar nga Kosova për në Zvicër, për shkak që siç tha ai të mungesës së kushteve në Kosovë që së fundmi janë paraqitur në vend.
Ai ka thënë se më herët gjendja në vend ka qenë më e mirë teksa ka thënë se ai po largohet për shkak të rrymës. Mërgimtari ka thënë se herave të tjera ka qëndruar në Kosovë me muaj por kësaj rradhe detyrohet të largohet brenda pak ditësh shkaku i reduktimeve të rrymës.
“Po shkojmë në Zvicër. Jemi prej fshatit Gadime e Epërme. E kemi familjen atje, me gra fëmijë e krejt atje dhe atje ma mirë. Sebepi i rrymës, sebepi i tona seneve këtu pak ma ndryshe është. Mbrëmë s’kemi pasur 2 ose 3 orë hiç rrymë. Përpara po. U kanë edhe ma mirë por tash jo. Prej rrymës po ikim e po shkojmë atje. Me kan pak ma mirë rryma e sene jemi pensionistë kishim mujtë me nejtë edhe ma shumë”, ka thënë ai, për Kanal 10.
“Herëve të tjera kemi nejtë ka tri muaj e katër muaj. Qe kësaj herë për shembull e kemi ndreq standardin, i kemi ndreq senet goxha mirë i kemi por s’ka rrymë. Zakonisht në Gadime i bëjmë festat me familje, me vëllezër e rrethin tonë, por sivjet po e shohim që nuk është tu bë dhe po kthehemi”, tha ai.
Kujtojmë se Kosova nën Qeverinë e Albin Kurtit po përballet me një krizë të thellë energjetike ku pas shumë vitesh janë rikthyer reduktimet e rrymës. Në vend është shkaktuar një pakënaqësi e jashtëzakonshme me këtë gjendje. / gazetametro.net