Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Albin Kurtin për vendimet që po i merr ai, të cilat si opozitar i kritikonte më heret. Ky kundërshtim i Albin Kurtit me vetvetën e ka emrin hipokrizi, sipas deputetit Lushtaku.
Mergim Lushtaku tha se:”Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!”