back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMeningjiti shkaktar i vdekjes së dy fëmijëve nga Kërçova dhe Gostivari

Meningjiti shkaktar i vdekjes së dy fëmijëve nga Kërçova dhe Gostivari

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Dy fëmijët, njëri 3-vjeçar nga Kërçova dhe tjetri 4-vjeçar nga Gostivari, të cilët vdiqën nga gripi në Klinikën e fëmijëve në Shkup, kanë pasur ndezje të trurit të cilën e kanë fituar si pasojë e virusit.

Këtë sot e deklaroi neurologu Filip Duma nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, i cili tha se fëmijët janë pranuar para Vitit të Ri në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë.

“Sapo është diagnostikuar sëmundja menjëherë janë dërguar për trajtim intensiv dhe është bërë gjithçka, që nga dhënia e ‘tamiflu’, terapi suportive, terapi simptomatike, por për fat të keq këtë luftë jo gjithmonë e fitojmë. Këtë vit kishim më shumë fëmijë me encefalit, prej të cilëve për fat të keq dy vdiqën”, theksoi Duma.

“Fëmija i parë vdiq në afat prej 24 orëve, ndërsa i dyti në afat prej pesë ditëve, por lufta ishte e madhe me mbështetje respiratore…”, theksoi Duma.

Ai theksoi se gripi i ka zënë më shpesh më të moshuarit, personat me imunitet të zvogëluar, fëmijët e vegjël që kanë ndonjë sëmundje tjetër./MIA/

Të Fundit

Sport

ShowBiz