BallinaLajmeNisma e zhgënjyer me vendimin e gjykatës franceze për Haradinajn

Nisma e zhgënjyer me vendimin e gjykatës franceze për Haradinajn

Të ngjajshme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës, është bashkuar me shtetet...

Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda shprehet optimist...

Nisma për Kosovën ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nisma ka shprehur shqetësimin që Haradinaj nuk u liruar plotësisht, por vetëm më kusht, derisa ka kërkuar përshpejtim të procedurave për lirimin e plotë të tij.

Reagimi i plotë i Nismës për Kosovën:

NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK’së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.

NISMA për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK’së, z. Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest  i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të z. Haradinaj.

NISMA për Kosovën kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër z. Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz