Mëngjesi i sotëm nis me aksident mes trenit dhe një veture, raportohet për një të lënduar
03

Lexo edhe435 qytetarë u dënuan për mos-respektim të masave antiCOVID

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet trenit dhe një veture. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar, raporton Express
Mëngjesin e sotëm në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë me udhëtarë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo edhe435 qytetarë u dënuan për mos-respektim të masave antiCOVID
Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.