BallinaLajmeMemli Krasniqi: Mandatari ynë i ka votat

Memli Krasniqi: Mandatari ynë i ka votat

Të ngjajshme

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Kreu i  NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve...

Si ndikojnë market maker-at në treg dhe cilat janë sinjalet që duhen vëzhguar

Likuiditeti dhe një treg i balancuar janë thelbësorë që...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se tashmë e kanë mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë Haradinaj.

Ai ka thënë se seanca konstituive mund të mbahet javën e ardhshme dhe, sipas tij, s’do të humbet aspak kohë nga seanca konstituive deri tek seanca për votimin e Qeverisë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi s’ka dashur të tregojë se cilit subjekt i përkasin deputetët që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it, por ka thënë se shumë shpejt ata do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre për Qeverinë Haradinaj.

Sipas Krasniqit, marrëveshja është arritur me deputetë individualisht meqë koalicioni PAN s’ka mundur të mbetet peng i inateve të dy partive që kanë refuzuar ftesat e takimit me Haradinajn.

“Siç kemi deklaruar edhe herëve të tjera, tashmë çështja e mbështetjes së nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë është çështje e kryer. Pra, pas konstituimit të Kuvendit do të jetë një mbështetje për ta votuar Qeverinë e koalicionit PAN dhe mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinaj”.

 

” Natyrisht se nuk është e drejtë që tani unë të them se cilët janë ata deputetë, meqë deputetët e kanë mandatin e personal si dhe subjektivitetin e tyre dhe ata së shpejti do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre”, është shprehur Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz