Memli Krasniqi kujton Fadil Vokrrin me disa fjalë prekëse
BILLI
Lexo edheDioGuardi: Kosovarët duhet të zgjohen, është koha për protestë mbarëkombëtare
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Fadil Vokrrin, me disa fjalë prekëse të shkruara nën një fotografi ku shihet bashkë me të ndjerin.
Krasniqi shprehu dhimbje të thellë dhe tha është me fat që pati rastin të punonte me të.
“Nuk e di si do të të kujtoj më mirë, miku im Fadil. Si idhullin e fëmijërisë sime, që na bënte krenar të gjithë shqiptarëve në fushën e blertë apo si bashkëpunëtorin e afërt, të mençur e të durueshëm. Sa me fat jam që kisha rastin të shoh nga afër lojën tende, e për më tepër që punuam gjatë bashkë, ndamë bashkë dhimbjen dhe gëzimin për futbollin e Kosovës. Do të na mungosh shumë. Shumë! Nuk ishte momenti qe të ndaheshe kaq herët nga ne. Kam aq shumë për të thënë e çdo fjalë po më lidhet në fyt. Prehu në paqe, mik i dashur! Faleminderit dhe përjetësisht duartrokitje për ty, Legjendë”, shkroi Krasniqi.

Lexo edheDioGuardi: Kosovarët duhet të zgjohen, është koha për protestë mbarëkombëtare
Fadil Vokrri vdiq sot në moshën 57-vjeçare.