Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMediumi britanik “Metro” shkruan për protestën e avokatit Arianit Koci: Me makinë...

Mediumi britanik “Metro” shkruan për protestën e avokatit Arianit Koci: Me makinë rroje kundër ngërçit politik në Kosovë

Të ngjajshme

Mediumi i njohur britanik Metro i ka kushtuar një artikull veprimit simbolik të avokatit Arianit Koci, i cili protestoi para Kuvendit të Kosovës duke nxjerrë një makinë rroje para gazetarëve.

Me këtë akt, ai denoncoi dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të formuar Kuvendin e ri, tashmë për herë të pesëdhjetë radhazi.

Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një asamble për herë të pesëdhjetë radhazi”, shkruan Metro, duke theksuar mesazhin e fortë të kësaj proteste të pazakontë.

Koci e cilësoi veprimin e tij si një akt simbolik, për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që e konsideron krizë të thellë institucionale dhe kërcënim për vetë shtetësinë e Kosovës.

“Shtetësia jonë në Kosovë po kërcënohet gjithashtu. Miqtë dhe armiqtë po bindën se ne nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet”, deklaroi ai para mediave.

Ndërkohë, edhe pse protestën e shoqëroi me një akt që mund të duket i pazakontë – rruajtjen e flokëve – Koci u përball me përkrahje dhe reagime të fuqishme nga qytetarët në rrjete sociale.

“Ju jeni ndërgjegjja e pastër e kombit! Çdo veprim i juaji më mbush me shpresë dhe më jep mesazhin se ky vend nuk ka fund”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër komentoi: “Respekt. Mos u ngatërroni me këta budallenj.”

Protesta e Kocit vjen në një kohë tensionesh në rritje, ndërsa kriza politike ka hyrë në muajin e gjashtë.

Kosova ka mbetur pa një Kuvend funksional që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, me 162 ditë të humbura në përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve, duke shkaktuar një bllokadë të zgjatur.

Kurti po akuzohet nga opozita për përmbysje të rendit kushtetues dhe zhbërje të institucioneve demokratike.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurtin sepse për të, kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimizimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vetë ADN-së së shoqërisë sonë”.

“Nuk do të keni sukses sepse kjo nuk është vetëm një krizë politike, është një krizë morale dhe ne duhet ta ndalojmë atë.”

- Advertisement -

Të Fundit