Mediat serbe: Nenad Rikalo u rrah keq nga Policia e Kosovës

Ministri në largim i Bujqësisë, Nenad Rikalo është shtrirë në spital pas intervenimit të Policisë së Kosovës për ta arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Mediat beogradase kanë publikuar një fotografi ku ai shihet i shtrirë në një spital.
“Lëndime ndaj tij janë abdominale dhe i njëjti është në kujdes intensiv”, ka deklaruar mjeku, njëherësh drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Veri të Mitrovicës, Milan Ivanovic.
Përpos tij, në këtë spital janë shtrirë edhe 31 persona të tjerë.
“Po, janë 31 të plagosur – 17 prej tyre për shkak të lëndimeve të gazit dhe prej të përdorur nga policia. Ndërsa disa prej tyre në kirurgji dhe në departamentin ortopedik”, ka thënë ai.

Lexo edheReperi i njohur shqiptar: Jetën e jap për Ramush Haradinajn (Foto)
Ndryshe, para dy ditësh, Marko Gjuriq kishte përdorur rrugët ilegale për t`u futur në vend. Ai është arrestuar teksa po mbante një takim me serbët në veri të Mitrovicës.














