back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëMediat raportojnë për luftime të ashpra në Kiev, krejt çka ndodhi gjatë...

Mediat raportojnë për luftime të ashpra në Kiev, krejt çka ndodhi gjatë natës atje

Të ngjajshme

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Media të ndryshme raportojnë për luftime të ashpra në Kiev.

Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila synon të marrë kontrollin e Kievit.

Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po zhvillohen në disa rrugë.

Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me artileri të rëndë janë dëgjuar në kryeqytet, raportoi gazeta Kyiv Independent.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se ushtria e ka nën “kontroll” situatën në Kiev.

“Ne po e ndalojmë hordhinë, duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai, raporton ueb-faqja ukrainase e lajmeve Lb.ua.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, paralajmëroi më herët se Rusia do të përpiqet “të sulmojë” Kievin të premten mbrëma.

“Këtë natë, armiku do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë”, tha ai.

“Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani… Qëllimi ynë kryesor është ta përfundojmë këtë gjakderdhje”, tha Zelenskyi./REL

Të Fundit

Sport

ShowBiz