Mediat në Serbi: Ky do të jetë shqiptari më provokues në ndeshjen, Serbi – Zvicër (Foto)
01·

Mediat e Serbisë vazhdojnë të shkruajnë për katër shqiptarët e vetëm në Kampionatin Botëoror “Rusi 2018”.
Sipas “kurir.rs”, Valon Behrami pritet të jetë futbollisti më provokues për lojtarët e Kombëtares së Serbisë, shkruan IndeksOnline.
Krejt kjo, pasi kosovari mban tatuazhe të bukura për Kosovën dhe Shqipërinë.


Lexo edheNë përkrahje të futbollistëve kosovarë, ky vend stoliset me flamuj të Zvicrës (FOTO)
Gjithashtu si “provokacija”, serbët e shohin edhe Xherdan Shaqirin, i cili në këpucët e tij e mban flamurin e Kosovës.
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet nga ora 20:00 ditën e nesërme./IndeksOnline/
















