back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMediat e huaja raportojnë për helmimin e zyrtarëve të KQZ-së

Mediat e huaja raportojnë për helmimin e zyrtarëve të KQZ-së

Të ngjajshme

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Roma ka gati “dy bomba” në orët e fundit të afatit kalimtar

Roma dëshiron të bëjë disa goditje të mëdha pak...

Arrestohet një person në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarit policor

Një person mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Fehmi...

Mediat e huaja kanë raportuar për zhvillimet e fundit që kanë ardhur nga Qendra e Numërimit dhe Rinumërimit të votave në Kosovë ku po raportohet për rreth 26 persona të helmuar, të cilët ishin duke verifikuar zarfet me votat e ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit.

Gazeta amerikane “ The Washington Post”, shkruan se autoritetet në Kosovë thonë se disa zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi kanë hapur pesë pako votimi nga Serbia.

Ndërsa, Associated Press thotë se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të KQZ-së u dërguan në spital për shkak të problemeve shëndetësore pasi hapën pesë kuti të votimit të ardhura nga Serbia.

“Mediat lokale raportojnë se 26 zyrtarë kishin reagime alergjike dhe probleme të lëkurës pas hapjes së kutive të votimit”, thuhet ne raportimin e AP.

“Mjekët e Qendrës Emergjente kanë bërë të ditur se të gjithë pacientët kishin kruarje dhe lëkurë të skuqur”.

Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme një javë më parë të cilat u fituan nga partia e krahut të majtë. Më shumë se 300 vendvotime janë duke u rinumëruar./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz