Meçi i Ilir Latifit me Derrick Lewis është ngjarja kryesore e UFC 247
BILLI

Lexo edheBraziliani dhuron spektakël në Kosovë: e ndal kundërshtarin, i ik me stil tjetrit dhe shënon gol me parabolë

Meçi kryesor i ngjarjes “UFC 247”, që do të mbahet të dielën në Houston, do të jetë ai i peshës së rëndë ndërmjet Laitifit dhe Lewisit.
Forma e Latifit ishte e dobët dhe nuk ishte as në 10 më të mirët e peshës së mesme, ndërsa Derrick Lewis është në pesë më të mirët e peshave të rënda
Latifi thotë se nuk ka mundur ta refuzojë një përballje me Lewisin, andaj është ngjitur në një kategori më të rëndë.

Lexo edheBraziliani dhuron spektakël në Kosovë: e ndal kundërshtarin, i ik me stil tjetrit dhe shënon gol me parabolë
“Kam menduar se do të jetë shumë interesante që të kemi një luftë në UFC ku do të përballeshin luftëtari më i gjatë me luftëtarin më të shkurtër. Unë isha prej më të shkurtërve në kategorinë gjysmë të rëndë, kurse tani do të jem edhe më i shkurti në kategorinë e rëndë, por nuk e kam problem të ndeshem me kundërshtarë të mëdhenj. Kështu që, me padurim pres luftën me Derrickun”, ka deklaruar Latifi për “The Athletic”.
“Derricku është një kundërshtar shumë i fortë dhe gjithmonë kam dashur të përballem me të. Unë kurrë nuk ik nga meçet e forta, gjithmonë kam luftuar kundër më të mirëve”.