Me veturë zyrtare tejkalon tri vetura në vijë të plotë, rrezikon aksident tragjik |Video
03

Lexo edheEdhe sot tejet nxehtë, keni kujdesa

Veturat zyrtare çdo ditë po shkelin rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, transmeton Gazeta Metro.
Në një video të siguruar nga Metro, shihet një veturë zyrtare 4Z duke bërë tejkalim të rrezikshëm ndaj tri veturave në vijë të plotë.
Ky tejkalim i rrezikshëm ka ndodhur ditë më parë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan afër Liqenit të Badovcit, përkatësisht në fshatin Kishnicë.
Padyshim që ky nuk është rasti i parë kur veturat zyrtare shkelin rregullat e komunikacionit, duke shkaktuar rrezik në trafik.
Madje ato janë parë edhe duke u shfrytëzuar për pushime, punë private, e disa i përdorën edhe për të vendosur këmbët mbi të.

Lexo edheEdhe sot tejet nxehtë, keni kujdesa
Më poshtë keni pamjet ku vetura zyrtare 4Z tejkalon në vijë të plotë./gazetametro.net