BallinaSport“Më torturoi për 12 orë, shiste mend se kishte fjetur me 300...

“Më torturoi për 12 orë, shiste mend se kishte fjetur me 300 gra të tjera” – Akuza të rënda në drejtim të ish-yllit të Premier Ligës nga ish e dashura

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Ish-lojtari i West Ham, Dimitri Payet, është përballur me akuza serioze nga një ish-e dashur, Larissa Ferrari, e cila pretendon se ka qenë viktimë e 12 orëve të “torturës psikologjike” dhe keqtrajtimit fizik nga futbollisti.

Ferrari thotë se Payet, i martuar dhe 38 vjeç, përdorte statusin dhe influencën e tij për ta kontrolluar dhe manipuluar, duke e lënë të ndihej e pafuqishme dhe madje duke e shtyrë të mendonte për vetëvrasje.

Sipas ish-partneres së tij, ylli francez e detyronte të kryente veprime poshtëruese dhe e lëndonte fizikisht pas marrëdhënieve seksuale. Ferrari pretendon gjithashtu se Payet e kërcënonte duke pretenduar lidhje me mafian dhe e quante “pajisje e pavlefshme”, duke e krahasuar me qindra gra të tjera me të cilat pretendonte se kishte pasur marrëdhënie. Ajo tha se mbeti shtatzënë dhe më pas humbi fëmijën.

Larissa Ferrari raporton se ka takuar Payet për herë të parë në Instagram në gusht 2023 dhe më pas personalisht. Ajo thekson se lidhja filloi në mënyrë të “embël”, por shpejt u kthye në një “lojë makabre”, me një ngjarje të veçantë në janar 2025, kur ajo pretendon se u detyrua të kryente veprime poshtëruese për t’i kënaqur kërkesat e tij.

Ish-ylli francez ka mohuar fuqishëm të gjitha akuzat.

Dimitri Payet ka kaluar 18 muaj te West Ham, përpara se të transferohej te Olympique Marseille në 2017 për 25 milionë funte. Ai u zhvendos në Brazil në 2023, duke firmosur me Vasco da Gama, ekip që e liruar verën e kaluar. Përfaqësuesit e tij janë kontaktuar për koment.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz