back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeMe protestë, punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” kërkojnë drejtësi

Me protestë, punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” kërkojnë drejtësi

Të ngjajshme

Mourinho drejt kombëtares së Portugalisë pas Botërorit 2026?

Jose Mourinho pritet të marrë ofertë për të drejtuar...

Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi del me njoftim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në lagjen...

Nis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,...

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë...

Mëngjesin e sotëm, prej orës 08:00, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë nisur protestën njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.

Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.

Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro./Koha.net

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz