back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeKy është grabitësi i vrarë në Shtime, fytyrë e njohur |Foto

Ky është grabitësi i vrarë në Shtime, fytyrë e njohur |Foto

Të ngjajshme

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Trajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë bilancin...

Befasi: Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Në një ndeshje të Kupës së Kosovës, Llapi ka...

I dashuri i Kimit merr vendimin e madh

Lewis Hamilton, kampioni i botës shtatë herë në Formula...

Bisedë me artisten Betül Aksu

“Lumbardhi” organizon bisedë me artisten Betül Aksu në Doğru...

Bashkë me disa persona të tjerë, ia mësyjnë një shtëpie për ta grabitur në Godanc të Shtimes. Por, plani i tyre nuk iu shkoi siç e kishin menduar, sepse ata u ballafaquan me pronarin e shtëpisë dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Si pasojë e përleshjes, një nga grabitësit u vra, trupi i të cilit u gjend 300 metra larg shtëpisë, derisa pronari mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë.

Indeksonline ka mësuar se identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë dje është Fehmi Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Prishtinë. Gashi madje ishte një fytyrë e njohur jo vetëm për organet e drejtësisë, pasi ai ishte ngarkuar shumë herë për vepra penale, shumica nga to kishin të bënin për lëndë narkotike.

Gashi ishte posedues i lëndëve narkotike në kryeqytet, ku shumë shpesh është parë në lokale të ndryshme, veçmas në lagjen Dardania.

Ndërsa i njëjti dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz