Më pak se 24 orë nga hyrja, një banor nuk i reziston izolimit dhe lë shtëpinë e BBVK 4
dp

Lexo edhe“Ti mos më prek mua”, përplasje për cigaret mes Edit dhe Benitës në dhomën e gjumit

Lajmin ua ka bërë të ditur vetë banorëve para pak minutash, në një moment që është pritur me befasi nga të gjithë. Haziri u shpreh hapur se izolimi ishte arsyeja kryesore që e shtyu të linte garën kaq shpejt.
“Nuk arrita t’i bëj ballë izolimit”, ka deklaruar ai.
Pas njoftimit, këngëtari është përshëndetur me secilin prej banorëve dhe më pas ka dalë nga shtëpia, duke i dhënë fund një prej qëndrimeve më të shkurtra në historinë e edicionit.

Lexo edhe“Ti mos më prek mua”, përplasje për cigaret mes Edit dhe Benitës në dhomën e gjumit
Largimi i tij i hershëm ka hapur diskutime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit, sidomos duke pasur parasysh që hyrja e tij ishte pritur me kureshtje dhe entuziazëm. Tashmë shtëpia vazhdon me një banor më pak, ndërsa dinamika të reja pritet të formohen pas vendimit surprizues të Hazirit.