BallinaLajmeLajmet e FunditMbyten dy turistë në bregdetin e Shqipërisë, një tjetër në gjendje kritike

Mbyten dy turistë në bregdetin e Shqipërisë, një tjetër në gjendje kritike

Të ngjajshme

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Dy turistë humbën jetën tragjikisht dhe një grua ndodhet në gjendje kritike pas dy ngjarjeve të rënda që ndodhën brenda disa orëve në plazhet e Shqipërisë.Një 59-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga arresti kardiak sapo ka hyrë në det në Plazhin e Qerretit.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku dy turiste ukrainase janë nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë. Ndërsa njëra prej tyre ka humbur jetën në spital, vajza e saj ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur në sy të shumë turistëve që po pushonin në këtë zonë. Shtetasi Fitim Bozheku, një vrojtues plazhi, ka ndërhyrë menjëherë duke iu dhënë ndihmën e parë dy turisteve dhe i ka nxjerrë ato në breg. Pas ndërhyrjes urgjente, dy shtetaset ukrainase janë dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, por gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz